Lumi Jordan merr ngjyrë të kuqe si gjak

  • 02 November 2019 - 09:47
Lumi Jordan merr ngjyrë të kuqe si gjak

Ky është lumi ku ishte pagëzuar Jezu Krishti. Por tani, në segmentin e njëjtë ku Gjon Pagëzuesi e kishte pagëzuar Krishtin, lumi Jordan ka marrë ngjyrë të kuqe. Ky fenomen natyror është paraqitur në Izraelin lindor, afër bashkimit të këtij lumi me lumin Jarmuk. Aty janë paraqitur me qindra peshq të ngordhur gjatë orëve të fundit, prej se ka ndërruar ngjyra e lumit.

Edhe era është shumë e rëndë, erë squfuri. Me qindra telefonata kanë filluar të mbërrinin në zyrat e autoritetit ujor izraelit, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe forcave të ndryshme regjionale policore, ku raportohej se ishte duke ndodhur diçka e çuditshme me ujërat nëntokësore dhe se peshqit e ngordhur kishin filluar të grumbulloheshin në brigjet e lumit. Autoritetet qeveritare menjëherë dërguan ekspertë të ndryshëm në vendngjarje, me qëllim që të mundoheshin ta përcaktonin shkakun e kësaj dukurie natyrore.

(Kosova Sot Online)