Brenda Tokës mund të ketë një tokë tjetër, antike

  • 03 nëntor 2019 - 08:09
Brenda Tokës mund të ketë një tokë tjetër, antike

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit besojnë se ka dëshmi për ekzistimin e mbetjeve të një bote antike, të fshehur nën shtresat sipërfaqësore të planetit tonë aktual! Mendohet se kjo botë antike ka ekzistuar 4.5 miliardë vjet më parë.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Harvardit thonë se kanë gjetur dëshmi rreth ekzistimit të kësaj bote antike. Në fakt, askush nuk e di se si është formuar Hëna.

Ekzistojnë të paktën katër teori të mëdha shkencore që janë në qarkullim, e të cilat mundohen ta shpjegojnë formimin e Hënës. Teoria më e mbështetur thotë se Hëna është formuar 4.5 miliardë vjet më parë, kur Toka ishte goditur nga një masë e Marsit, e quajtur "Theia".

(Kosova Sot Online)