Cilat janë parashikimet misterioze?

  • 04 nëntor 2019 - 09:34
Cilat janë parashikimet misterioze?

P arashikimet rreth katër hënave të përgjakura tani vonë kanë fituar sërish vëmendjen e botës religjioze. Sipas këtyre mësimeve, kur katër hënat e përgjakura (të kuqe si gjak) të bien në ditët festive të çifutëve, atëherë në afërsi të asaj kohe do të ndodhë diçka e madhe, që do të ketë ndikim për çifutët. Ky fenomen i katër hënave të njëpasnjëshme të përgjakura (të quajtur tetradë) që koincidojnë me festat çifute, ka ndodhur vetëm dhjetë herë që nga viti 1 i erës së re dhe vetëm tri herë nga viti 1492.

Që të tri këtyre herëve ka pasur ngjarje të mëdha më pas, të cilat kanë ndikuar në jetën e çifutëve: Tetrada e viteve 1493-1494: Ndodhi Inkuizicioni spanjoll në vitin 1492, pak para tetradës së viteve 1493-1494. Tetrada e viteve 1949-1950: U riformua shteti izraelit në vitin 1948, pak para tetradës së viteve 1949-1950. Tetrada e viteve 1967-1968: U ribashkua qyteti i Jerusalemit gjatë kësaj tetrade. Tani pritet të ndodhë tetrada për të katërtën herë. A thua, çka do të ndodhë më pas?

(Kosova Sot Online)