A po rrezikohet jeta në tokë nga shpërthimi i një ylli gjigant?

  • 06 November 2019 - 09:09
A po rrezikohet jeta në tokë nga shpërthimi i një ylli gjigant?

Një yll masiv, i cili gjendet 7.500 vit drite larg planetit tonë, rrezikon të shpërthej. Rrjetet sociale së fundmi janë pushtuar nga shkrimet e shumta, që thonë që ylli gjigant, që quhet Eta Carinae, mund të eksplodojë për të shkaktuar lirimin e rrezeve gama, të cilat kanë kapacitet të shkatërrojnë gjithë jetën në planetin tokë. Ylli është rreth 120 herë më i rëndë dhe 240 herë më i madh se dielli dhe njëra nga teoritë thotë që ylli mund të ketë eksploduar para mijëra vitesh.

Fatmirësisht, mundësia e një apokalipsi është cilësuar si e ekzagjeruar. "Nuk është se jemi shumë të rrezikuar nga eksplodimi i këtij ylli pasi që toka nuk është shumë afër këtij ylli gjigant. Për më tepër, në rast se rrezet do të kishin fuqi aq të madhe sa për ta dëmtuar tokën, drejtimi në të cilin ato lëvizin nuk ndeshet me pozicionin e tokës", ka thënë Dr. Alan Duffy, i cili është marrë me studimin e kësaj dukurie.

(Kosova Sot Online)