Rastet që dëshmojnë egzistencën e shpirtave binjakë!

  • 06 November 2019 - 14:53
Rastet që dëshmojnë egzistencën e shpirtave binjakë!

Dukuritë paranormale kanë ekzistuar tash e një kohë të gjatë, mirëpo, me përparimin e teknologjisë bota është zvogëluar tej mase, duke bërë që njerëzit të jenë më afër njëri-tjetrit dhe si rrjedhojë eksperiencat e individëve të bëhen të njohura për mbarë botën. Kjo u ka mundësuar hulumtuesve të dukurive paranormale që të njihen me binjakët e quajtur Jim dhe me amvisen amerikane Virginia Tighe, rastet e të cilëve përbëjnë provat më të fuqishme për ekzistencën e dy dukurive, për të cilat është diskutuar tash e një kohë të gjatë. Telepatia e binjakëve: Binjakët e quajtur Jim Njëri nga rastet më të njohura të hulumtimit paranormal është rasti i Binjakëve të quajtur Jim, rast ky që thekson faktin që binjakët identikë janë të lidhur në një mënyrë unike, përtej gjenetikës. Pak kohë pas ardhjes së tyre në jetë në vitin 1940, binjakët identikë nga Amerika.

- Jim Springer dhe Jim Lewis - ishin ndarë nga njëri-tjetri, duke u adoptuar nga dy familje të ndryshme dhe nuk e kishin ditur për ekzistencën e njëri-tjetrit për plot 39 vite. Rastet e ribashkimit të binjakëve janë shumë të rrallë, andaj edhe ribashkimi i binjakëve me të njëjtin emër kishte përbërë një rast unik për Thomas Bouchard, psikologun që merret me çështje paranormale, i cili e kishte studiuar rastin e tyre. Ngjashmëritë në jetën e binjakëve janë përtej të qenit magjepsëse. Përveç faktit që të dyve u ishin vënë emrat Jim nga familjet e tyre adoptuese, që të dy binjakët ishin martuar nga dy herë - herën e parë me nga një femër që quheshin Linda dhe herën e dytë me nga një femër që quheshin Betty. Që të dy i kishin pagëzuar djemtë e tyre me emrin James Allen. Që të dy kishin nga një qen që quhej Toy dhe që të dy ishin punësuar si policë. Përgjatë gjithë jetës kishin konsumuar birrën e njëjtë, kishin thithur cigare të markës së njëjtë dhe që të dy kishin vozitur makinë të markës "Chevrolet". Duke parë këto ngjashmëri mund të themi që lidhja e tyre është përtej të qenit gjenetike.

Rimishërimi: Bridey Murphy Ekzistojnë shumë teori përreth rimishërimit, nocion ky që përmbledh teorinë e rikthimit të shpirtit të një personi të vdekur në trupin e dikujt tjetër. Rasti i Bridey Murphy-t është një shembull, i cili përdoret shumë shpesh, madje pothuajse sa herë që flitet për rimëshirimin. Në vitin 1952, një amvise nga Kolorado i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Virginia Tighe, kishte filluar të flet për faktin që ajo kishte jetuar një jetë tjetër, në trupin e një gruaje irlandeze, që quhej Bridey Murphy, e që kishte lindur në vitin 1806. Gjatë kohës kur ajo ka qenë e hipnotizuar, Virginia fliste me theks irlandez, duke përshkruar vende të ndryshme në Irlandë, të cilat ishin vërtetuar më pastaj nga hulumtuesit paranormalë. Pas hulumtimeve të bëra ishte vërtetuar që Bridey Murphy kishte ekzistuar me të vërtetë dhe tregimet për të cilat fliste Virginia, i kishin ndodhur zonjës Murphy në të kaluarën. 

(Kosova Sot Online)