Krijesa misterioze gjatë ritualeve pagane

  • 08 November 2019 - 10:10
Krijesa misterioze gjatë ritualeve pagane

Zakoni tradicional pagan i djegies së kukullës El Kukuj çdo vit josh turistë në Albukerk, SHBA, por në ngjarjen e sivjetme, të paktën në bazë të asaj që shihet në incizime, në këtë festë ka marrë fund edhe një mysafir i paftuar nga ndonjë dimension tjetër.

"Të gjithëve na kaploi paniku për shkak të asaj krijese", tregon zjarrfikësi Steve Von, duke komentuar pamjet e tmerrshme të cilat i kishin parë dëshmitarë të shumtë, duke përfshirë edhe vetë atë. Fotografitë e njëfarë entiteti mbinatyror i kishin bërë disa zjarrfikës lokalë, të cilët kishin qenë kujdestarë. "Ne pamë një lloj të njëfarë qenie të ngjashme me njeriun, e cila rrinte pezull në ajër", thotë Rik Walter,dëshmitari tjetër. Përndryshe, El Kukuj është përbindësh mitologjik në traditën spanjolle dhe portugeze.

(Kosova Sot Online)