Zbulimet misterioze, për të cilat as shkenca nuk ka shpjegim

  • 08 November 2019 - 15:06
Zbulimet misterioze, për të cilat as shkenca nuk ka shpjegim

Pa marrë parasysh a kanë qenë shumë para kohës së tyre, këto zbulime shkenca nuk ka arritur t'i shpjegojë as sot e kësaj dite.

Çeliku nga Damasku

Shpatat, të cilat vijnë nga Damasku i Sirisë, janë përdorë nga viti 1700 deri në vitin 800 para erës së re dhe janë bërë nga një lloj jashtëzakonisht i fortë i metalit. Tehu i tyre mbetet i mprehtë edhe pas tentimit të prerjes së gurit, apo metalit. Teknologjia e bërjes së tyre edhe sot e kësaj dite mbetet mister.

Shtylla e hekurt në Delhi

Kjo shtyllë e hekurt, e vjetër rreth 1600 vjet, është e famshme për shkak të rezistencës së saj jashtëzakonisht të madhe ndaj ndryshkut. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se si ndërtimtarët e lashtë ia kanë arritur kësaj. Sferat e gurit në Kostarikë Të zbuluara për herë të parë në fund të shekullit XIX, këto sfera, për të cilat besohet të jenë rreth 300 sosh, kanë madhësi të ndryshme. Më e madhja prej tyre ka një peshë prej 14,500 kg e diametri i saj është rreth 2,4 metra. Përpos që qëllimi i tyre nuk dihet, shkencëtarët më shumë i habitë simetria e tyre.

Gypat në Baigong

Një shpellë kineze është e famshme për shkak të gurëve në formë të gypave, me anë të të cilëve uji nga malet e larta derdhet në liqenin e afërt. Dikush thotë se këta "gypa" janë diçka që kanë lënë pas vetes alienët, pasi që e kishin vizituar Tokën. Rreth 8% e përbërjes së këtyre "gypave" është e panjohur për shkencëtarët.

Mumiet egjiptiane

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë të hashashit, kokainës dhe duhanit në mostrën e nëntë mumieve egjiptiane. Duhani e ka origjinën nga "bota e re" dhe ai u "zbulua" rreth 2000 vjet pas varrosjes së mumieve, e atëherë nuk ekzistonin as hashashi, apo kokaina.

Bateritë nga Bagdadi

Artefaktet që janë gjetur në vitin 1936, rreth 20 kilometra larg Bagdadit, kanë mahnitur shkencëtarët me ngjashmërinë e tyre me bateritë e galvanizuara. Këtë ngjashmëri e ka vërejtur i pari arkeologu gjerman, Wilhem Konig. Rekonstruksioni i tyre ka treguar se ato janë në gjendje që të gjenerojnë një rrymë prej 0,4 deri 1,9 voltë. Këto bateri kanë prejardhjen nga viti 200 para erës së re - gjë që d.m.th. se janë bërë rreth 2000 vjet para bërjes së baterive ashtu si i njohim ne.

Mumia nga San Pedro

Në vitin 1932, dy njerëz në afërsi të malit San Pedro kishin gjetur një mumie me gjatësi rreth 35 centimetra. Atë e kishin kontrolluar ekspertët nga muzeu natyror dhe e kishin vlerësuar si autentike, por më pas ajo ishte zhdukur.

Qyteti i humbur, Nan Mad

Bëhet fjalë për rreth 100 ishujsh artificialë, të bërë nga blloqet e granitit. Ata janë të rëndë deri në 50 tonelata dhe gjenden në Mikronezi - në mes të vetë Paqësorit. Këtu gjendej kryeqyteti i dinastisë Sodeler, por ende ka mbetur mister kush ka mundur të ndërtonte një strukturë të tillë, rreth 200 vjet para erës së re.

(Kosova Sot Online)