Vërejtje rreth kontaktit me alienët gjatë vitit 2015

  • 09 November 2019 - 09:34
Vërejtje rreth kontaktit me alienët gjatë vitit 2015

Cila është dëshmia më bindëse se alienët me të vërtetë ekzistojnë? Kur do të kontaktojnë alienët me ne? Kur njerëzit mendojnë rreth komunikimeve interstelare, ata shpesh kanë në mend ndonjë mesazh profesional, shkencor. Ndoshta një transmision radiofonik, i dakorduar nga shumë popuj? Sido që të jetë, në vitin 1983 ishte bërë një transmetim nga dy astronomë të dehur japonezë, Hisashi Hirabayashi dhe Masaki Morimoto.

Nën ndikimin e alkoolit, astronomët transmetuan një mesazh ndaj sistemit Altair, thjesht për shkak se si gjendet më afër nesh dhe për shkak se, në rast të ekzistimit të alienëve, do ta kishin përgjigjen më të “shpejtë”. Nëse ata përgjigjen menjëherë, atëherë përgjigjja e alienëve pritet të vijë në Tokë gjatë vitit 2015. Apo, ata mund të arrijnë deri te përfundimi se tërë bota përbëhet nga pijanecët dhe se ne jemi lehtësisht të pushtueshëm. Sido që të jetë, shkencëtarët mendojnë se shumë shpejt alienët do të kontaktojnë me ne.

(Kosova Sot Online)