Foka gjendet 35 kilometra larg oqeanit

  • 10 November 2019 - 08:14
Foka gjendet 35 kilometra larg oqeanit

Foka në këtë vend jo të rëndomtë u gjet nga një shëtitës qensh, në vendin Njuton-le-Uillous, i cili gjendet në Anglinë veriperëndimore, që gjendet më shumë se 35 km nga oqeani.

Nuk është e qartë sesi mbërriti foka atje, por ekspertët thonë se ajo mund të ketë udhëtuar nëpër një përrua.

Policët dhe shpëtuesit e kafshëve apeluan te anëtarët e publikut që të mos i afroheshin kafshës në rast se ajo bëhej agresive.  

Policët dhe zjarrfikësit, me ndihmën e një bujku lokal, e kishin qitur fokën në një rimorkio, bën të ditur zëdhënësi i policisë. Është bërë e ditur se foka e gjorë ishte e sfilitur, për çka ajo u dërgua në një spital kafshësh.

"Ne mendojmë se ajo erdhi nga zona e Mersit, ku ka baticë dhe foka më pas erdhi këtu dhe humbi", thotë Rachael Fraser nga një organizatë që merret me shpëtimin e kafshëve, i cili më pas shtoi se kjo ngjarje ishte tepër jo e rëndomtë.

(Kosova Sot Online)