Ku gjendet kopshti i Xhenetit?

  • 11 November 2019 - 11:20
Ku gjendet kopshti i Xhenetit?

T eologët, historianët, kureshtarët e rëndomtë dhe shkencëtarët me shekuj mundohen që ta zbulojnë se ku gjendej Kopshti i xhenetit, ku kishin kaluar ditët e para njerëzit e parë, Ademi dhe Hava. Disa mendojnë se ai kopsht gjendej në Mongoli, Indi, apo Etiopi.

Një vend tjetër ku mendohet se mund të ketë qenë ky kopsht, është Turqia. Kërkimi për këtë vend shpesh kishte përmasat e kërkimit të Atlantidës. Disa arabë thonë se, duke analizuar krejt atë që dihet deri më tani, Kopshti i xhenetit gjendej në qytezën El Gurna, i cili gjendet rreth 60 km në veriperëndim nga Basra. Aty gjendet edhe druri që quhet druri i Ademit. Çifutët e vjetër besonin se Kopshti i xhenetit ka dyer të shtatëfishta, ku ekzistojnë edhe katër kroje, nga të cilët rrjedhin qumështi, mjalti, vera dhe vaji.

(Kosova Sot Online)