Një UFO e fotografuar në qiellin e Britanisë

  • 11 November 2019 - 12:57
Një UFO e fotografuar në qiellin e Britanisë

Një dëshmitar ka fotografuar atë që duket të jetë një UFO në formë pjate, duke fluturuar mbi qytetin anglez të Mançesterit. John Hindley gjendej në shtëpinë e mikut të tij në Midëllton, Mançester. Ai u zgjua përafërsisht në orën 10:00 dhe, menjëherë sikur hetoi diçka që e tërhiqte kah dritarja.

Kur e pa objektin e çuditshëm, Hindley mori celularin e tij dhe bëri disa fotografi. Në ato fotografi shihet një objekt shkëlqyes në formë pjate, që fluturon mbi qytet. Sipas disa burimeve, ky UFO qëndroi në pozicionin e njëjtë për rreth gjysmë ore, para se të zhdukej. Hindley thotë se edhe kur i kishte shikuar fotografitë, e kishte ndier po atë tërheqje të cilën e kishte ndier kur gjendej objekti në qiell. Disa media të tjera thonë se Hindley as që e kishte ditur se çka kishte fotografuar, derisa i kishte shikuar fotot.

(Kosova Sot Online)