Disku antik mund të jetë harta më e vjetër qiellore

  • 11 November 2019 - 12:59
Disku antik mund të jetë harta më e vjetër qiellore

Disku antik, i vjetër 3.600 vjet, i quajtur Nebra, mund t'u ketë ndihmuar bujqve antikë që t'i përcjellin stinët. I zbuluar në vitin 1999, disku, i cili paraqet pozicionin e hënës dhe yjeve, ka ngjallë interesim të madh te astronomët dhe mund të jetë harta më e vjetër qiellore që është gjetur deri më tani. Me një origjinë që shkon deri te Epoka e bronzit, disku mund të jetë përdorë për t'i parashikuar kohët më të përshtatshme për mbjellje dhe korrje. Kujdesi dhe vëmendja që i ishin përkushtuar bërjes së këtij disku, si dhe sofistikimi i tij i pashoq, i kanë habitur shumë arkeologë.

"Ne e kemi ditur se njerëzit e asaj kohe kanë pasur një ide të caktuar rreth stinëve dhe Hënës, sikur që e kemi edhe ne", thotë kërkuesi Dr. Alfred Reichenberger. "Ka paraqitje të kozmosit të cilat janë edhe më të vjetra, për shembull në piramidat egjiptiane, por ato janë skematike dhe deri më tani nuk ishte gjetur asgjë kaq konkrete sikur disku qiellor Nebra".

(Kosova Sot Online)