Merkuri krijoi eklips të rrallë diellor

  • 11 November 2019 - 15:36
Merkuri krijoi eklips të rrallë diellor

Merkuri e ka krijuar sot një eklips të rrallë diellor. Planeti më i vogël në Sistemin Diellor ka kryer orbitë mes Tokës dhe Diellit.

Përballë sipërfaqes verbuese të Diellit, ky planet nga Toka duket si një pikë e vogël e zezë. Merkuri ka diametër prej vetëm 4800 kilometrash, ndërsa Dielli ka perimetër prej 1.4 milion kilometrave.

Kjo dukuri e rrallë, e cila zgjati pesë orë, ishte e dukshme në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, në Kanada, Amerikë Qendrore dhe Amerikë Jugore. Pjesa tjetër e Amerikës Veriore, Evropa dhe Afrika mund ta shohin një pjesë të kësaj dukurie, ndërsa Azia dhe Australia nuk do ta kenë këtë mundësi.

Kalimi i Merkurit mes Diellit dhe Tokës filloi në orën 12 e 35 minuta sipas zonës kohore qendrore, në pjesën më të afërt të qendrës së Diellit do të arrijë rreth orës 3 e 20 minuta dhe do të përfundojë në orën 6 e 4 minuta.

Hera e fundit kur Merkuri kaloi mes Tokës dhe Diellit ishte maji i vitit 2016, ndërsa eklipsi i ardhshëm i këtij lloji pritet të ndodhë në vitin 2032, kur do të mund të shihet nga pjesa më e madhe e Azisë, Evropës, Afrikës, Australisë dhe Amerikës Jugore.

Merkuri rrotullohet rreth Diellit me një shpejtësi prej 241 mijë kilometrash në orë dhe një rrotullim të plotë e bën për vetëm 88 ditë, shkruan “Deutsche Welle”.

(Kosova Sot Online)