Shkencëtarët shpikin një mënyrë të re për të shkuar në Mars

  • 12 November 2019 - 09:46
Shkencëtarët shpikin një mënyrë të re për të shkuar në Mars

Një rrugë, a mënyrë e re, për të shkuar në Mars do ta bënte më të lehtë dërgimin e misioneve atje në të ardhmen. Dërgimi i sigurt i një anijeje kozmike në orbitën e Planetit të kuq sot është një sipërmarrje e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Lansimet zakonisht bëhen në momente të veçanta, kur renditja e orbitave të Tokës dhe Marsit janë të favorshme.

Edhe ngadalësimi i një fluturakeje kur të ketë arritur atje është një gjë shumë e vështirë. Tani shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë më të lirë dhe më të sigurt për ta vendosur një fluturake në orbitën e Marsit, pa pasur nevojë që të dërgojnë karburant shtesë. Metoda e re, e njohur me emrin kapja balistike, e dërgon anijen kozmike drejt e në orbitën e planetit. “Sekreti magjik i kapjes balistike është i ngjashëm me fluturimin në formacion”, thotë kërkuesi shkencor, Edward Belbruno.

(Kosova Sot Online)