Zbulimet antike, të cilat shkenca e sotme nuk di si t’i shpjegojë

  • 12 November 2019 - 14:46
Zbulimet antike, të cilat shkenca e sotme nuk di si t’i shpjegojë

Universi është plot me mistere, të cilat sfidojnë diturinë tonë. Disa zbulime që janë bërë në të kaluarën, duke humbur “recetën” e tyre përgjatë shekujve, sot na duken si mistere të pashpjegueshme

 

1. Zjarri grek – një armë e mistershme kimike

Bizantinët nga shekulli VII deri në shekullin XII përdornin një zjarr misterioz, me të cilin sulmonin kundërshtarët e tyre gjatë betejave në det. Ky lëng, i cili gjuhej me anë të tubave, ose sifonëve, digjej edhe në ujë dhe mund të shuhej vetëm me uthull vere, me rërë, apo urinë. Ende nuk e dimë se çfarë strukture kimike kishte kjo substancë, që quhej zjarri grek. Bizantinët e ruanin këtë sekret me xhelozi dhe, më pas, ai sekret humbi në tërësi.

 

2. Një ilaç për të gjitha helmet

I ashtuquajturi “antidot universal” kundër të gjitha helmeve thuhej se ishte shpikur nga mbreti Mithridates VI nga Pontus (i cili sundoi midis viteve 120 – 63 para erës së re) dhe u përsos nga mjeku personal i perandorit Neron. Edhe pse, për fat të keq, receta e këtij ilaçi tani konsiderohet e humbur, historianët antikë na tregojnë se, në mesin e përbërësve të tij ishin opiumi, nepërkat e shtypura si dhe një kombinim i dozave të vogla të helmeve dhe të antidoteve të tyre. Ky ilaç njihej me emrin Mithridatium, sipas mbretit Mithridates VI.

 

3. Arma me rreze të nxehtë

Matematikani grek Arkimed (që vdiq në vitin 212 para erës së re) kishte shpikur një armë me rreze të nxehta. Besohet se ajo armë përbëhej nga një shtresë e mburojave të bronzit, të cilat reflektonin rrezet e diellit te anijet armike. Disa studentëve iu kishte shkuar në dorë, në fakt, që ta bënin një armë të tillë dhe ta digjnin një anije duke e sulmuar me të. Një armë që ishte prezantuar në vitin 2001 nga Agjencia (amerikane) e projekteve të përparuara të mbrojtjes (DARPA), përdorte mikrovalët për të depërtuar në lëkurën e njeriut, duke arritur temperaturë deri në mbi 50 shkallë celsius, duke krijuar te ai përshtypjen se ishte duke u djegur në flakë.

 

4. Çimentoja romake

Strukturat e shumta të romakëve të lashtë, që kanë mbijetuar me mijëra vite, janë dëshmia më e mirë e përparësisë së çimentos romake ndaj çimentos që përdoret sot. Kjo e fundit manifeston shenja të degradimit pas 50 vjetësh. Shkencëtarët mendojnë se sekreti i çimentos romake qëndron te hiri vullkanik, respektivisht te substanca e quajtur kalcium-aluminum-silikat-hidrat (C-A-S-H). Por, kjo çimento do më shumë kohë që të teret dhe, përkundër asaj se qëndron më shumë, është më e dobët sesa çimentoja aktuale. 

(Kosova Sot Online)