Gjenerali i pensionuar kujton takimin me UFO-n gjigante

  • 14 November 2019 - 10:11
Gjenerali i pensionuar kujton takimin me UFO-n gjigante

Në një intervistë të tij, gjenerali i pensionuar, Hernan Gabrielli Rojas, kishte folur për një eksperiencë "të frikshme" që ai e kishte pasur gjatë karrierës së tij si pilot. Ai pretendon që gjatë kohës kur ka qenë duke fluturuar në qiellin e Kilit verior, ai ishte ndeshur me një UFO.

Sa për ironi, gjenerali ka thënë që prezenca e këtij objekti, "me formë sferike", ishte vërejtur edhe nga radarët e helikopterit luftarak "F5", në të cilin ai ka qenë në momentin kur e ka parë UFO-n si dhe nga radarët e një aeroporti të afërm. Megjithatë, për arsye të panjohura për të, provat dhe dëshmitë për këtë ballafaqim me UFO ishin fshehur nga zyrtarët e aeroportit.

(Kosova Sot Online)