Rreziku që na kërcënohet nga ylli HIP 85605

  • 15 November 2019 - 10:01
Rreziku që na kërcënohet nga ylli HIP 85605

Një studim i ri, i cili është marrë me lëvizjen e më se 50.000 yjeve, një vëmendje të veçantë ia ka kushtuar yllit shkurtabiq HIP 85605, i cili do të mund të shkaktonte kaos në sistemin tonë diellor, duke dërguar shumë kometa vrastare në planetin tonë. Këto kërcënime, të njohura me emrin skenari Nemezis, apo skenari i Yllit vrastar, me vite ishin në domenin e fantastikës shkencore, por ja se çka thotë një shkencëtar, i cili disa vjet më parë kishte bërë një studim në këtë temë.

John Bohanski nga Universiteti "Rider". Sipas tij, ylli HIP 85605 nuk ka të ngjarë që të zgjohet në një të ardhme të afërt. - Me rëndësi është që astronomët të jenë në krye të identifikimit të rrezikut, të cilin për ne do të mund ta shkaktonin objektet nga gjithësia e largët. Nuk e besoj se ky yll i veçantë mund të paraqesë ndonjë rrezik më të madh. Por, një studim i ri, i bërë nga Corin Bayler-Johnes nga Instituti gjerman i astronomisë "Max Plank", ylli HIP 85605 ka një kapacitet të tillë të dëmshëm, i cili do ta shkatërronte tërë sistemin tonë, e më së shumti Tokën.

(Kosova Sot Online)