A do të zgjidhet misteri i Materies së Errët gjatë vitit që sapo kemi hyrë?

  • 16 November 2019 - 09:47
A do të zgjidhet misteri i Materies së Errët gjatë vitit që sapo kemi hyrë?

Shumica e njerëzve janë të bindur për ekzistencën e materies së errët, e ka shumë të tillë që thonë se as ne nuk do të ekzistonim sikur të mos ishte për materien e errët. Megjithatë, sado që ekzistenca e kësaj materieje tanimë është pothuajse fakt, njerëzimi në përgjithësi di shumë pak për këtë lëndë misterioze.

Gjithsesi, ka shumë gjasë që gjatë këtij viti ne do të mësojmë shumë gjëra për materien e errët, pasi që janë ndarë shumë fonde për projektet, që veçse kanë filluar të merren me studimin e kësaj materieje. Studiuesit që po merren me këtë çështje shpresojnë që Viti 2016 ta gjej njerëzimin të mirinformuar sa i përket çështjes së materies së errët.

(Kosova Sot Online)