Rrëfimi i deshmitarës për fantazmën e maçokut

  • 17 November 2019 - 14:50
Rrëfimi i deshmitarës për fantazmën e maçokut

Njerëzit, të cilët kujdesen për rezidencën "Perkins" në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tanimë janë mësuar me dukuritë e pazakonta, si ankthet gjatë natës, mirëpo të ndjesh që diçka po të lëvizë mes këmbëve dhe të dëgjosh mjaullima në shtëpi është një tjetër çështje Për rreth një vit e gjysmë anëtarët e stafit, të cilët kujdesen për këtë shtëpi gjigante, që gjendet në perëndim të qendrës së Ohajos, kanë raportuar se besojnë që fantazma e një maçoku me ngjyrë të murrmë sorollatej nëpër rezidencën e pushtuar. Nganjëherë ata shohin një formë maçoku e nganjëherë dëgjojnë mjaullima të çuditshme. Për më tepër, njëri nga anëtarët e stafit një herë e kishte ndier që diçka kishte kaluar nëpërmes këmbëve të tij, ndonëse nuk kishte parë asgjë. Ngordhja e maçokut Gjithsesi, ata mendojnë se e dinë se kush është ky "banor" misterioz: shpirti i Simon Purrkins-it, maçokut të murrmë që kishte jetuar për një kohë të gjatë në këtë shtëpi.

Shfaqjet e shpirtit të maçokut kishin filluar në muajin qershor të vitit 2013, tetë muaj pasi ai kishte ngordhur. "Mendoja se ishte koincidencë", ka thënë Leianne Neff Heppner, e cila është drejtoreshë ekzekutive në kompaninë që përkujdeset për këtë shtëpi. Natyrisht, fakti që Simon-i mund të jetë rikthyer është shumë i kuptimtë për të, pasi që maçoku Simon kishte jetuar në këtë shtëpi prej vitit 1998, kur ishte marrë nga banorët e shtëpisë në gjendje të rëndë shëndetësore, deri në vitin 2009, kur ishte transferuar për të jetuar me një familje tjetër. Rrëfimi i dëshmitares "Maçoku ka qenë shumë i lidhur me këtë shtëpi", ka thënë Heppner. Përkundër faktit që Simon-i tash i shqetëson njerëzit që gjenden në këtë shtëpi, të gjithë ata që kanë pasur eksperienca të mëhershme me të e përshkruajnë si një maçok të qetë dhe shumë të shoqërueshëm.

Heppner, e cila nuk e ka parë kurrë shpirtin e Simon-it, ka dëgjuar mjaullimat e tij, gjë për të cilën ka thënë që ia ka futur frikën në palcë, ka thënë që frikësohet shumë nga një kontakt i mundshëm me fantazmën maçokut. Ajo ka shtuar që dy herë është rrëzuar duke ikur nga mjaullimat, në përpjekje për ta shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me Simon-in, ndërsa, sa për t'i vënë kapak punës, ajo rrëfen se shumë shpesh ndodh që detektorët e vendosur në banjë të kapin lëvizje të çuditshme, ndonëse askush nuk ndodhet në banjë.


(Kosova Sot Online)