Nëna e vdekur e udhëzon

  • 18 November 2019 - 09:28
Nëna e vdekur e udhëzon

Një femër, e cila përmendet thjesht, si Jenny, vjen me një rast, i cili mund të dëshmojë se të vdekurit mund të kontaktojnë me ne nëpërmes ëndrrave tona. Ajo tregon se ishte shumë e afërt me të ëmën. Pasi që i kishte vdekur nëna, pas një serie sulmesh në tru, në përvjetorin e parë pas vdekjes, ajo kishte pasur një ëndërr tepër reale. Me kalimin e kohës, Jenny kishte konstatuar se ajo nuk kishte qenë vetëm një ëndërr. Një si zë dhe dritë ia kishin bërë me dije se ajo do ta takonte të ëmën sërish.

Në ëndërr, ajo kishte hyrë nëpër një derë, në një dhomë ku kishte një dritë të mahnitshme, ku Jenny kishte hetuar praninë e nënës së saj. Kur ishte zgjuar, ishte përfshirë e tëra nga një ndjenjë e dashurisë së pakushtëzuar, e cila e kishte bërë më të fortë që të vazhdonte me jetën. Prej kësaj kohe, Jenny vazhdon që të marrë këshilla nga nëna e vdekur, rreth asaj se si duhet të veprojë në momente të rëndësishme. Ajo mezi pret që të takohet sërish me të ëmën.

(Kosova Sot Online)