Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh 30 sekonda pas vdekjes

  • 18 November 2019 - 15:01
Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh 30 sekonda pas vdekjes

honë se kur një jetë shuhet, një dritë e bardhë e pret pas shkëputjes nga trupi, apo se jeta kalon me shpejtësi përpara syve.

Por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë ndodh në momentin që vdesim. Të paktën deri tani.Një shkencëtar beson se ka zgjidhur misterin e tmerrshëm të vdekjes dhe thotë se mund të na tregojë ekzaktësisht se çfarë ndodh në 30 sekondat e para pasi vdesim.Neurologu Cameron Shaw bëri autopsinë e trurit të një gruaje, për të zgjidhur këtë mister dhe zbuloi se:Humbim sensin e qenies tonëPër shkak se furnizimi me gjak në tru vjen nga poshtë, truri“ka tendencën të vdesë nga lart poshtë, duke shuar fillimisht karakteristikat kryesore që na bëjnë njeri”, thotë Cameron.

“Sensi i qenies që jemi, sensi jonë i humorit, sëbashku me aftësinë për të menduar, e gjitha kjo vdes në 10 – 20 sekondat e para. Më pas, teksa vala e gjakut vdes qelizat e trurit, kujtimet dhe aftësia për të folur nisin të shuhen”

, shpjegon ai më tej.A ka vërtetë dritë në fund të tunelit?Po, ka dritë në fund të tunelit, por kjo nuk vërteton se ekziston jeta e përtejme.Është Zoti? Dr. Shaw dëshiron që interpretimet për këtë t’ia lerë në dorë njerëzve, por ai ka një arsye shkencore përse ndodh një gjë e tillë.

“E dimë nga eksperienca se vizioni i tunelit shkaktohet kur humb papritur gjak në tru. Gjëja e parë që dallon kur të bie të fikët është humbja e shikimit, për të vijuar me errësirën. Ka vend për të diskutuar se kjo është mënyra sesi progreson vdekja, për shkak të këtij mekanizmi, që është ndërprerja e furnizimit me gjak të trurit”.

Eksperti thotë se në të vërtetë nuk mundet që shpirti të lerë trupin dhe ta shohë atë nga lart. Për të, ky është thjeshtë një iluzion që krijon mendja.

“Truri krijon botë vizuale rreth e rrotull vetes që i përngjan realitetit, por që në fakt nuk është realiteti, sepse në të vërtetë personi është i verbër”.

A kalon jeta me shpejtësi para syve?Po, në fakt gjëja e fundit që mendon përpara se të vdesësh është jeta dhe eksperiencat që ke patur. Shkencëtarët nga Universiteti i Hadassah në Jeruzalem ekzaminuan 7 pacientë të ndryshëm që kishin patur eksperienca pranë vdekjes dhe zbuluan se të gjithë ata kishin parë eksperienca të forta.Neurologu Cameron nuk është i pari shkencëtar që studion se çfarë ndodh pas vdekjes. Një tjetër studim i realizuar sëfundmi doli në konkluzionin se truri vijon të punojë deri në 10 minuta pas vdekjes.

(Kosova Sot Online)