Një UFO me shpejtësi të madhe është xhiruar mbi ...

  • 22 November 2019 - 08:59
Një UFO me shpejtësi të madhe është xhiruar mbi ...

Një udhëtar, që ishte duke udhëtuar me avion, ia ka dalë që të bëjë incizim të një objekti të paidentifikuar, mbi qytetin australian të Kanberës. Video-incizimi, i cili më pas është vënë në "YouTube", pasi që i ishte dërguar një grupi australian që merret me studimin e UFO-ve, është bërë nga udhëtari nëpërmes dritares së avionit. Objekti, i cili duket se ka ngjyrë të bardhë dhe një formë përafërsisht të rrumbullakët, futet në fushën vizive nga e majta e skajshme dhe kalon nën avion, në një vijë të drejtë kah e djathta, me një shpejtësi relativisht të madhe.

Nuk dihet ndonjë gjë tjetër në lidhje me këtë incizim, apo me fotot, që janë paraqitur gjetiu, por thuhet se incizimi është bërë disa vjet më parë dhe nuk është publikuar deri tani, derisa është vërtetuar në hollësi se nuk është ndonjë incizim fals. Por, përkundër kësaj, menjëherë janë paraqitur kritikët kujdestarë, të cilët thonë se e tërë kjo mesele është - rrenë.

(Kosova Sot Online)