Video e frikshme: “Fantazma” ndjek veturën për më shumë se tre minuta

  • 24 November 2019 - 08:24
Video e frikshme: “Fantazma” ndjek veturën për më shumë se tre minuta

Një video është publikuar së fundmi në internet, në të cilën kapet momenti kur një "fantazmë" shfaqet në rrugë dhe e ndjek një veturë. Në këtë video mund të shihet një dritë, e cila e ndjek veturën në rrugën në mes të Bllekburnit dhe Belmontit në Angli, rrugë kjo që është shumë pak e frekuentuar.

Pak kohë pas fillimit të videos mund të shihet që pasagjerët e veturës e kuptojnë që diçka është duke i ndjekur, pasi që dëgjohen britma nga brenda, që në gjuhën arabe thonë: "Lëviz më shpejt, më shpejt, më shpejt"!  

Nuk ka kaluar shumë kohë nga shfaqja e videos në internet dhe hulumtuesit e dukurive paranormale kanë nxjerrë përfundime nga më të ndryshmet, në mesin e të cilëve ka pasur edhe të atillë që kanë thënë se drita në fakt mund të ketë qenë fantazma e dikujt që ka pasur hesape të pazgjidhura me ndonjërin prej njerëzve në veturë.

(Kosova Sot Online)