Zgjidhet misteri i zhdukjes së Valentich-it

  • 25 nëntor 2019 - 09:00
Zgjidhet misteri i zhdukjes së Valentich-it

Gati 40 vjet pas zhdukjes pa zhurmë të pilotit Fred Valentich, një kërkues i pavarur, thotë se ka dëshmi që sugjerojnë se avioni i vogël i Fredit, i llojit "Cessna", ishte vërejtur mbi qiellin e Australisë jugore, i ngjitur për një UFO. Grupi i ithtarëve të UFO-ve nga Australia duan që të ndihmojnë në identifikimin e një bujku afër qytetit Adelaida, i cili thuhet ta ketë parë UFOn në fjalë një ditë pas zhdukjes së Fredit. Thuhet se "Cessna" ishte ngjitur anash UFO-s dhe nja ajo rridhte karburant.

Bujku bile kishte shkruar numrin e regjistrimit të avionit në traktorin e tij, por kurrë nuk e kishte bërë të madhe këtë gjë, meqë disa shokë, të cilëve iu kishte treguar, e kishin përqeshur. Kjo teori ka ngjallë debate aq të shumta, sa që hetuesit kryesorë australianë të UFO-ve janë duke u përgatitur për konferencën kombëtare, e cila do të mbahet në Melburn, muajin e ardhshëm. Valentich ishte zhdukur në tetor të vitit 1978. Fjalët e fundit të tij ishin: "po e shoh një objekt, por ky nuk është avion".

(Kosova Sot Online)