Mbi Peru shihet një entitet i çuditshëm energjetik

  • 25 November 2019 - 10:22
Mbi Peru shihet një entitet i çuditshëm energjetik

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur mbi qiellin e Huankavelikas në Peru, disa ditë më parë. Në fotografi shihet një objekt i shndritshëm, energjia e të cilit përhapet në një mënyrë sferike, në të gjitha drejtimet. Dy rreze të ndryshme projektohen në drejtime të kundërta, sikur te yjet neutrone apo pulsare. A ishte duke u djegur diçka mbi qiell, apo ndonjë UFO ishte në një gjendje të lartë energjetike.

Ka disa që thonë se bëhet fjalë për një dukuri, e cila quhet Efekti "Pauli". Efekti "Pauli" i referohet një dështimi thuajse misterioz, të një pajisjeje teknike. Ndër mundësitë e tjera, objekti në fjalë mund të ishte objekt piroteknik. Disa shkencëtarë thonë se objekti në fjalë ishte një objekt plazmoid. Plazmoidi është një strukturë koherente e plazmës dhe e fushës magnetike. Sido që të jetë, objekti që u pa në qiell nuk është një pamje që shihet çdo ditë.

(Kosova Sot Online)