Një takim i rastit me një femër misterioze i hap derën aktivitetit mbinatyror

  • 25 November 2019 - 14:46
Një takim i rastit me një femër misterioze  i hap derën aktivitetit mbinatyror

Një ditë me shi në Hong Kong. Një takim i rastit me një femër misterioze, me një shkëlqim të çuditshëm. Ky është një skenar jo i rëndomtë, por jo edhe i pamundur. Kishte diçka jo të rëndomtë rreth kësaj femre, e cila u takua me një njeri të quajtur Rob. Ky takim solli shumë ngjarje të pashpjegueshme dhe të frikshme. Ajo dukej si një femër e rëndomtë, megjithatë kishte shumëçka që bënte me dije se ajo nuk ishte aspak njerëzore. Binte shi dhe Robit i duhej që ta merrte një taksi për të shkuar në hotelin e tij. Ai kishte ndalur një taksi dhe, sapo donte të hynte, e pa se, nga ana tjetër, edhe një grua donte të hynte në të njëjtin taksi. Gruaja dukej për mrekulli dhe trupi i saj, i vizatuar nga rrobat e lagura nga shiu, ishte i patëmeta. Rob pranoi që ta ndante taksinë me të dhe ata u nisën. Rob thuajse u hipnotizua nga sytë e gjelbër të gruas. Derisa arritën në destinacionin e saj, Rob mori guximin që t'ia kërkonte asaj numrin e telefonit.

Femra pranoi, por Rob pa se laps kishte, por letër jo. Gruaja tha se kjo nuk ishte problem dhe ia shkroi numrin në shuplakë të dorës. Pasi që i buzëqeshi, ajo i tha atij që ta thërriste së shpejti dhe u largua, duke dalë në shi. Donte ta thërriste menjëherë Rob kishte ndërmend ta thërriste sapo të mbërrinte në dhomën e hotelit. Kur pa se taksisti ia kishte ngulë sytë, ai i tha të nisej. "A nuk do të zbrisje këtu, a?", i tha ai. "Jo, këtu zbriti ajo, unë shkoj tutje", i tha Rob. "Cila grua?" "Gruaja, e cila sapo doli jashtë". "Kurrfarë gruaje nuk doli jashtë!", insistonte shoferi. Rob nuk dinte pse shoferi e luante këtë lojë, por nuk deshi ta bënte të madhe. "Vetëm më dërgo te hoteli im". "Çfarë gruaje?", shoferi insistonte. "A e ke fjalën për dikë që flisje në telefon?" Rob shikoi dorën e tij dhe i tha shoferit: "Gruaja që ma shkroi këtë numër, të kujtohet"? Shoferi shpjegoi se e kishte parë vetëm Robin, duke hyrë në taksi, e askënd tjetër. Kjo e nervozoi shumë Robin, saqë kur mbërriti në hotel vendosi që të mos e thërriste atë femrën, prandaj deshi ta lante numrin nga dora dhe të harronte gjithçka. Numri "magjik" Por, numri nuk fshihej se nuk fshihej. Ai numër nuk u fshi as të nesërmen, kur Rob bëri dush, as një ditë më pas, as pas një jave...

Kishte kaluar një muaj dhe ai ende e kishte numrin në dorë, sikur të ishte ndonjë tatuazh. Rob filloi që ta kishte përshtypjen sikur dikush e përcillte, më pas shihte ëndrra të shpeshta me sytë e gjelbër të asaj femre. I shqetësuar nga të gjitha këto ngjarje, ai ia rrëfeu një shoku të gjitha që i kishin bërë vaki, me shpresë se ai do t'i ndihmonte. Shoku konsultoi një pllakë "Ouija", duke u munduar ta kontaktonte shpirtin e asaj... krijese që e mundonte shokun e tij. Si përgjigje, ai mori vetëm disa numra, në fakt numrin të cilin e kishte të shkruar në dorë Rob. E, më pas, u formua edhe një fjali: "Këqyri punët e tua, Robi është imi". Rob u bë edhe në i shqetësuar pasi që mori vesh këtë ndodhi. Shoku i tij provoi që ta thërriste disa herë, por më kot. Athua ai e kishte thirrur numrin që ia kishte shkruar ajo femër misterioze? 


(Kosova Sot Online)