Çka është kjo: një demon me krahë, një kafshë, apo ndonjë humanoid?

  • 27 November 2019 - 09:49
Çka është kjo: një demon me krahë, një kafshë, apo ndonjë humanoid?

Kjo krijesë, çfarëdo që të jetë, është gjetur dy vjet më parë në një mal në Meksikë, por deri më tani nuk është folur për të. Disa thonë se është demon, të tjerët alien, të tretët se kemi të bëjmë me një mashtrim, derisa grupi i katërt i njerëzve thonë se kemi të bëjmë me një "entitet me krahë, me prejardhje njerëzore". Variantin e fundit e mbështetë edhe biologu Enrique Ortiz, i cili thotë se kjo krijesë i përgjigjet organizmit biologjik të trupit humanoid me dy palë krahë.

Kjo krijesë për herë të parë është paraqitur para një rrethi të kufizuar ekspertësh. Sido që të jetë, kjo krijesë ngjanë shumë me një krijesë tjetër, të zbuluar disa vjet më parë në një stallë meksikane, e cila deri sot e kësaj dite mbetet mister. Kjo krijesë e çuditshme është pronë e familjes Ane Luis tash e tetë vjet. Atyre ua kishte dhënë krijesën një djalë 13-vjeçar, i cili e kishte gjetur atë në mal.

(Kosova Sot Online)