Arti antik i magjisë dhe mallkimit

  • 30 nëntor 2019 - 14:45
Arti antik i magjisë dhe mallkimit

Historikisht njerëzit kanë qenë gjithmonë të lidhur me magjinë dhe përderisa njerëzit kanë besuar në magji dhe në fuqinë e saj, ata rrjedhimisht kanë besuar edhe në fuqinë e mallkimit dhe kanë kërkuar metoda të ndryshme për zhvlerësimin ose mposhtjen e magjive. Arkeologët kanë gjetur një sërë shkrimesh të mallkimeve të ndryshme, talismanë të syrit të keq dhe objekte të tjera, që janë ndërlidhur me mallkimin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mallkimi dhe magjia e zezë mund të transmetohet nëpërmjet gjuhës së shkruar dhe asaj të folur, ndërsa, të gjithë të prekurit nga magjia apo mallkimi, historikisht kanë kërkuar ndihmë nga magjistarët, apo edhe prijësit e ndryshëm fetarë. Tash e një kohë të gjatë, mallkimi ose magjia bëhet me qëllim të dënimit të sjelljeve të personave të caktuar, shkaktimit të katastrofave apo edhe kontrollimit të sjelljeve të njerëzve të tjerë.

Mallkimi i Faraonit

Mallkimet e Egjiptianëve të Vjetër me shumë gjasë janë mallkimet më famëkeqe. Ky epitet magjive egjiptiane iu kishte dhënë në vitin 1922, kur edhe ishte hapur varri i Faraonit Tutankhamun, kur arkeologët  kishin gjetur disa objekte në varrin e tij, për të cilat sot e asaj dite mendohet se kanë qenë mallkime, , transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Librat mallkues

Mallkimet, ose kërcënimet për një mallkim të mundshëm, në antikitet janë përdorur për të mbrojtur gjërat me vlerë të madhe. Njëri nga rastet më të njohura është ai i librave me rëndësi të madhe, në të cilët shkruhej “Kushdo që e merr këtë libër, ose e shkruan emrin në të, do të preket nga një mallkim i rëndë, nga i cili nuk do të arrijë të shpëtojë”. Libra të tillë ka pasur në koleksionin e librave në Mesopotami. Idetë e mallkimeve mund të gjenden edhe në librat e shenjtë, kryesisht në Biblën Katolike.

Një libër, i cili është shumë famëkeq, është libri i ashtuquajtur “Bibla e Djallit”, që besohet të jetë shkruar nga një prift brenda natës, në një periudhë kur ai kishte bërë pakt me djallin. Thuhet që kushdo e lexon, ose vetëm e mban librin, mallkohet.

Veprimet keqdashëse dhe magjitë

Historia tregon që njerëzit që kanë jetuar në periudhën para Krishterimit kanë besuar në fuqinë e bekimeve dhe të mallkimeve, ndërsa, duhet të thuhet që mallkimet e zeza në të shumtën e raste janë të ndërlidhura me veprimet keqdashëse dhe shpirtrat e ligë, , transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tabelat e mallkimit për herë të parë janë përdorur nga grekët dhe romakët, të cilët i kishin përdorur këto tabela për ta larguar mallkimin që shpirtrat e ligë ua kishin bërë. Përmes këtyre tabelave, atëbotë ishte mëtuar lidhja me zota, e nëpërmjet tyre kanë shpresuar që të lirohen nga mallkimet keqdashëse. Së fundmi është gjetur një tabelë e tillë në Itali, e cila është përkthyer. Besohet se tabela është të paktën 1600 vjet e vjetër.

Ndonëse mallkimet dhe magjitë mund të duken si gjëra “demode”, të cilat nuk përdorën më, shumica e njerëzve pajisen me gjëra të ndryshme, për t’u mbrojtur nga mallkimet e njerëzve të ligë.

(Kosova Sot Online)