Shkencëtarët: Dy planetë të mëdhenj mund të ekzistojnë përtej Plutonit

  • 01 December 2019 - 08:12
Shkencëtarët: Dy planetë të mëdhenj mund të ekzistojnë përtej Plutonit

Provat e zbuluara së fundmi tregojnë që dy planetë, më të mëdhenj se toka, mund të gjenden në pjesën e jashtme të sistemit tonë diellor. Që prej kohës kur ishte bërë e ditur që Plutoni nuk është planeti i vetëm përtej orbitës së Neptunit, kërkimi për planetët, që mund të ekzistojnë në atë zonë, nuk është ndalur kurrë.

Tani, shkencëtarët nga Madridi kanë bërë të ditur që rezultatet e një hulumtimi të tyre tregojnë që ekzistojnë edhe të paktën dy planetë më të mëdhenj se toka, të cilët gjenden përtej orbitës së Plutonit.  

"Numri i saktë është vështirët të thuhet, pasi që të dhënat që ne posedojmë janë të limituara, megjithatë jemi të sigurt që ekzistojnë të paktën dy planetë të tjerë, që nuk janë zbuluar nga njerëzimi", ka thënë njëri nga autorët e këtij studimi, Carlos de la Fuente Marcos.

(Kosova Sot Online)