Gjuetari nga Kansasi i SHBA-së rrëfen për takimin e tij me "Bigfoot"-in

  • 01 December 2019 - 08:13
Gjuetari nga Kansasi i SHBA-së rrëfen për takimin e tij me

Gjuetarët janë ndër njerëzit që kalojnë më së shumti kohë nëpër pyje. Andaj, nuk është për t'u habitur fakti që çdo vit numri më i madh i raportimeve vjen nga gjuetarët. Rrëfimi i mëposhtëm është i një gjuetari, i cili pretendon se ka parë një "Bigfoot" gjatë kohës kur ka qenë në gjueti.  

"Kam qenë në gjueti me dajën tim në momentin kur kam vërejtur një gjallesë shumë të çuditshme. Trupi i gjallesës në fjalë ka qenë shumë i madh. Fillimisht, kjo krijesë qëndronte prapa një kaçube, ndërsa kur unë pata filluar t'i afrohem, ajo kishte dalë nga kaçuba për t'u larguar me vrap. Jam shumë i sigurt që krijesa në fjalë ka qenë 'Bigfoot', ndonëse në të kaluarën kurrë nuk kam besuar që krijesat e tilla ekzistojnë", ka thënë gjuetari, fjalët e të cilit janë vërtetuar edhe nga daja i tij, që ka qenë bashkë me të në ditën e takimit me krijesën misterioze.

(Kosova Sot Online)