Një objekt misterioz shpërthen mbi Rusi

  • 02 December 2019 - 13:51
Një objekt misterioz shpërthen mbi Rusi

Disa ditë më parë, në mëngjes, qielli në Lindjen e largët të Rusisë ishte ndriçuar nga një objekt misterioz. Ai objekt fluturoi mbi qytetin Blagovesçensk të regjionit rus Amur, por udhëtimi i tij ishte jetëshkurtër. Pas vetëm disa sekondave, objekti eksplodoi me një dritë të fuqishme, duke lënë një "bisht" prapa, të cilën disa persona në rrjetet sociale e kanë krahasuar me logon e kompanisë amerikane "Nike".

Banorët lokalë mendojnë se në pyetje ishte një meteorit, por deri më tani nuk ka pasur informata zyrtare rreth këtij fenomeni jo të rëndomtë qiellor. Pasi që objekti shpërtheu, zhurma e eksplodimit u dëgjua vetëm tetë minuta më vonë, thonë dëshmitarët."Zhurma ishte e madhe... gjurmët e shpërthimit u panë në qiell për të paktën dy orë", thotë një person, i cili shton se objekti misterioz la një gjurmë krejtësisht të bardhë.

(Kosova Sot Online)