në Indi shënohet një rast i djegies spontane

  • 03 dhjetor 2019 - 11:34
në Indi shënohet një rast i djegies spontane

Një çift indian e kanë dërguar në spital djalin e tyre të vogël, vetëm gjashtë ditë pas lindjes, duke thënë se ai vetvetiu kishte filluar të digjej. Tani, një ekip prej pesë doktorësh në qytetin indian Çenai, ku përfshihen pediatër, psikiatër dhe kirurgë plastikë, janë duke bërë analizat e bebes. Nëna e djalit të vogël, 22-vjeçarja Rajeswari, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një fëmijë i saj të marrë zjarr vetvetiu. Ajo thotë se, në vitin 2013, djali tjetër i saj po ashtu kishte marrë zjarrin vetvetiu.

Bile, jo një herë, por katër herë. Asokohe, pas analizave që ia kishin bërë, mjekët kishin thënë se ishte e pamundur që djali të kishte filluar të digjej vetvetiu, duke ngritur kështu dyshime për keqtrajtim, apo edhe për ndonjë zjarr aksidental. Sido që të jetë, djegia spontane e njerëzve është një dukuri për të cilën flitet shumë dhe nga e cila supozohet se kanë vdekur shumë njerëz, por shkenca atë ende nuk e pranon, meqë nuk mund të ofrojë asnjë shpjegim të arsyeshëm për të.

(Kosova Sot Online)