Lumi Nahanni, lugina e të cilit fshehë një sekret

  • 04 December 2019 - 14:47
 Lumi Nahanni, lugina e të cilit fshehë një sekret

Në këtë zonë mund të arrihet tani vetëm me anë të barkës apo avionit, ku gjenden shumë mrekulli, por edhe sekrete jo aq të këndshme. Të paktën disa dhjetëra njerëz shkuan këtu dhe kurrë nuk u kthyen më. Indianët e konsideronin këtë vend si vend të dreqërve. Sido që të jetë, ky vend ka marrë një nam të zi, për shkak të disa rasteve të vdekjeve dhe zhdukjeve misterioze, duke marrë kështu një emër tepër të frikshëm, Lugina e njerëzve pa kokë. Fillimi Anomalitë së pari filluan në vitin 1908, kur vëllezërit McLeod kishin shkuar në këtë luginë në kërkim të arit. Më pas, për një vit të tërë, asgjë nuk ishte dëgjuar rreth këtyre vëllezërve, derisa trupat e tyre, pa kokë, ishin gjetur afër një lumi. Nëntë vjet më vonë, kërkuesi zviceran Martin Jorgenson ishte bërë viktima tjetër e kësaj lugine, pasi që ishte gjetur trupi i tij i pajetë, por edhe i pa kokë.

Në vitin 1945, një minator nga Ontario ishte gjetur i vdekur në thesin e tij të fjetjes, po ashtu me kokë të prerë. Derisa skeptikët e shpjegimeve të pabesueshme do të thoshin se këto viktima ishin vrarë nga arushat, apo ishin viktima të konkurrencës së kërkimeve të arit, apo edhe e indianëve armiqësorë, ka edhe ngjarje të tjera, të pashpjegueshme, të cilat vetëm sa e rrisin misteriozitetin e kësaj lugine. Zhdukja e fisit Naha Fisi i mirënjohur indian Naha thjesht u zhduk nga kjo zonë disa vite para vrasjeve të para. Indianët e tjerë lokalë e kishin evituar këtë zonë me shekuj të tërë, duke thënë se aty ishte një fuqi e ligë, e keqe. Shumë pjesë të luginës nuk janë eksploruar kurrë, por ka zëra se në këtë luginë gjendet hyrja për në brendësinë boshe të Tokës. Të tjerët besojnë se Lugina është vend i një bote të humbur, me "bigfutë" dhe me krijesa të tjera misterioze. Në këtë zonë njerëzit e parë mendohet të kenë jetuar 9,000 - 10,000 vjet më parë.

Dëshmitë e njerëzve të parë janë gjetur afër liqenit Johin dhe në disa zona të tjera në kuadër të parkut kombëtar. Ka shumë legjenda rreth fisit indian Naha, ku që të gjitha flasin për zhdukjen e mistershme të tyre. Zhdukjet misterioze Sido që të jetë, në këtë luginë besohet të jenë zhdukur rreth 44 njerëz. Përkundër kësaj, kjo zonë ka një klimë shumë të mirë, me pranvera të ngrohta. Thjesht, mund të duket një parajsë tropikale, me lugina plot me lule. Disa nga fiset indiane e kanë zakon që armiqtë e tyre t'i vrasin duke ua prerë kokën, por a kemi edhe këtu të bëjmë me një gjë të tillë, mbetet të zbulohet. 

(Kosova Sot Online)