Gruaja sheh shpirtin e babagjyshit të ndjerë

  • 05 December 2019 - 09:27
Gruaja sheh shpirtin e babagjyshit të ndjerë

Rastet kur të gjallët shohin shpirtin e të vdekurve të tyre, nuk janë aq të rralla, sa që mund të mendohet. Ja se çka rrëfen një vajzë, emri i së cilës nuk publikohet, për shkak se është ende e mitur. "Kur më vdiq gjyshi, u mërzita shumë. Asokohe kisha një qen që e quaja Lady. Askush nuk mund të hynte në oborr, pa lehur qeni. Atë natë ajo nuk u ndal së ulëriri. Unë "e pashë" gjyshin duke kaluar nëpër lëndinë, nëpër muret e shtëpisë dhe duke ardhur te dera e dhomës sime. Nuk ndjeja aspak frikë, vetëm ngrohtësi dhe dashuri.

Ai thjesht më tha: "Vogëlushe, bëhu një vajzë e mirë". Qeni pushoi së lehuri dhe shpirti i babagjyshit iku. Më pas, ai erdhi edhe një herë tjetër dhe mi tha sërish të njëjtat gjë. Pas vizitës së dytë, nëna e solli qenin në dhomën time dhe ai hyri nën shtrat. Më pas, gjyshi erdhi për herë të tretë. Qeni filloi të reagonte çuditshëm. I thash gjyshit të priste, të shkoja ta thërrisja nënën, që të bisedonte edhe me të, por ai tha se nëna nuk do ta shihte dhe u largua. Më kurrë nuk e pashë shpirtin e gjyshit tim të ndjerë".

(Kosova Sot Online)