Peshkatarët në Australi zënë një fosil të gjallë

  • 05 December 2019 - 11:01
Peshkatarët në Australi zënë një fosil të gjallë

P eshkatarët australianë kanë zënë një peshkaqen me pamje të çuditshme. Kafsha me ngjyrë kafe dhe e gjatë rreth 2 metra, ka rrafsh 300 dhëmbë në nofulla dhe njihet me emrin "fosili i gjallë". Mendohet se ky lloj i peshkaqenit është i vjetër rreth 80 milionë vjet dhe kjo është hera e parë që shihet një gjallesë e tillë derisa ende është e gjallë.

Simon Boag nga Shoqata australiane e peshkimit thotë se peshkatarët të cilët e zunë këtë peshk në Viktoria, nuk e kishin idenë se çka kishin nxjerrë nga uji. - Ky lloj i peshkaqenit ka 300 dhëmbë, të renditur në 25 radhë, kështu që kur një peshkaqen i tillë të kafshon, më nuk ke shpëtim - ka deklaruar Boag për "ABC News". Peshkaqeni në fjalë është zënë në një thellësi prej 700 metrash, gjë që është e çuditshme, meqë ai zakonisht jeton në thellësi prej 1.500 metrash.

(Kosova Sot Online)