A munden njerëzit të jetojnë në anën "e errët" të Hënës?

  • 05 dhjetor 2019 - 11:12
A munden njerëzit të jetojnë në anën

Agjencia hapësinore evropiane (ESA) thotë se e ashtuquajtura "anë e errët e Hënës" (ajo pjesë të cilën ne nuk mund ta shohim), një ditë mund të bëhet vend i kolonive njerëzore. ESA beson se kolonizimi i Hënës është një hap shumë i rëndësishëm që njerëzit të mund të eksplorojnë më thellë në gjithësi. Në një video incizim me titull "Destination: Moon", agjencia thotë se ka plane për ndërtimin e vendbanimeve në terrenin jo miqësor të Hënës.

"Në të ardhmen, Hëna mund të bëhet një vend ku kombet e botës mund të bashkohen për ta kuptuar origjinën tonë të përbashkët dhe për ta bërë së bashku udhëtimin kah e ardhmja", thuhet në video incizim. Për dallim nga ana e Hënës të cilën ne e shohim, në anën tjetër nuk ka struktura të ngjashme, sikur që është "njeriu në Hënë", struktura të cilat në fakt janë shtresa të bazaltit.

(Kosova Sot Online)