Plazhi i zhdukur në mënyrë misterioze, kthehet në gjendjen e mëparshme

  • 06 dhjetor 2019 - 09:44
Plazhi i zhdukur në mënyrë misterioze, kthehet në gjendjen e mëparshme

E gjithë rëra në plazhin Porthleven në Kornuall të Anglisë ishte zhdukur në mënyrë misterioze të mërkurën që kemi lënë pas. Përkundër faktit që plazhi në fjalë për një kohë të gjatë ka qenë arsyeja kryesore për vizitat e shumta të turistëve, banorët lokalë janë bërë dëshmitarë të zhdukjes misterioze të rërës, që ishte zhdukur në tërësi brenda natës, ndërsa, në plazh kishin mbetur vetëm gurë të mëdhenj.

Megjithatë, më i çuditshëm ka qenë fakti që pas disa ditësh, një valë e madhe ka bërë që e gjithë rëra të kthehet në pozitën e mëparshme, duke bërë që plazhi ta merrte përsëri pamjen e dikurshme.

(Kosova Sot Online)