Dinozaurët nuk janë zhdukur nga zjarri, mirëpo nga të ftohtit

  • 06 December 2019 - 10:52
Dinozaurët nuk janë zhdukur nga zjarri, mirëpo nga të ftohtit

Ndonëse ka pak dyshime që një asteroid masiv ka qenë shkaktar për zhdukjen e dinozaurëve nga sipërfaqja e tokës, faktorët që i kanë kontribuuar zhvillimit të asteroidit tash e një kohë të gjatë janë temë e debatit të njerëzve anembanë. Ekzistojnë teori të ndryshme që thonë se një zjarr masiv ka zhdukur dinozaurët, megjithatë, Dr. Claire Belcher dhe ekipi i saj nga Universiteti "Exeter" kanë dalë me një teori tjetër.

Përmes analizimit të ndikimit të nxehtësisë në gjallesat tokësore shkencëtarët kanë qenë në gjendje të vijnë në përfundim se asteroidi nuk do të ishte i mjaftueshëm për zhdukjen e dinozaurëve, duke shtuar që me shumë gjasë ka qenë një periudhë e acartë që ka shkaktuar zhdukjen e tyre.

(Kosova Sot Online)