Arrihet të ngadalësohet shpejtësia e dritës

  • 08 December 2019 - 08:22
Arrihet të ngadalësohet shpejtësia e dritës

Shpejtësia e dritës është njëra prej konstantave fundamentale në fizikë, por shkencëtarët nga Universiteti i Glasgout në Skoci, këtë javë kanë bërë me dije se ia kanë dalë që ta ngadalësojnë dritën në hapësirë të lirë, diçka që deri më tani nuk ishte arritur asnjëherë.

Zakonisht drita udhëton me një shpejtësi prej rreth 300 milionë metrash në sekondë dhe ngadalësohet vetëm përkohësisht, kur është duke kaluar nëpër mediumet sikur që është uji, apo qelqi. Por, tani shkencëtarëve iu ka shkuar për dore që ta ngadalësojnë dritën derisa kalonte nëpër ajër.

Për ta arritur këtë, shkencëtarët dërguan fotonet, të cilat janë grimca individuale të dritës, me anë të një maske speciale, e cila ndryshon formën e tyre, duke shkaktuar që ata të ngadalësohen. "Ajo maskë duket sikur rrathët ku gjuhet në shenjë", thotë profesori Miles Padgett.

(Kosova Sot Online)