Tërë misteri i Teotihuakanit

  • 08 December 2019 - 14:54
Tërë misteri i Teotihuakanit

Qyteti madhështor i mbushur me piramida, Teotihuakan, filloi rënien e tij rreth 1,400 vjet më parë dhe është lënë i tillë, në gërmadha, duke mos ditur asgjë rreth asaj se kush i ka ndërtuar këto struktura dhe kush kishte jetuar në to. Pjesëtarët e fisit indian-amerikan, actekët, të cilët më pas do të bënin pelegrinazh në këtë vend, ia dhanë edhe emrin modern të tij, i cili do të thotë "vendi ku u krijuan zotat". Teotihuakan ishte një vend i madh urban. Ai mbulonte rreth 20 kilometra katrorë dhe, me gjasë, aty jetonin rreth 100,000 njerëz, ku shumë prej tyre jetonin në struktura të ngjashme me apartamentet e sotme. Por, ky qytet është më i njohur për "Avenynë e të të vdekurve" dhe për komplekset e piramidave të mëdha. Aty është edhe rruga kryesore e qytetit, e cila sot njihet me emrin Avenyja e të të vdekurve, nga një emër më i vjetër actek.

Kjo rrugë është e gjatë më shumë se 2 milje dhe përmban tri komplekse të mëdha të piramidave. S hpejtësia e dritës është njëra prej konstantave fundamentale në fizikë, por shkencëtarët nga Universiteti i Glasgout në Skoci, këtë javë kanë bërë me dije se ia kanë dalë që ta ngadalësojnë dritën në hapësirë të lirë, diçka që deri më tani nuk ishte arritur asnjëherë. Zakonisht drita udhëton me një shpejtësi prej rreth 300 milionë metrash në sekondë dhe ngadalësohet vetëm përkohësisht, kur është duke kaluar nëpër mediumet sikur që është uji, apo qelqi. Por, tani shkencëtarëve iu ka shkuar për dore që ta ngadalësojnë dritën derisa kalonte nëpër ajër. Për ta arritur këtë, shkencëtarët dërguan fotonet, të cilat janë grimca individuale të dritës, me anë të një maske speciale, e cila ndryshon formën e tyre, duke shkaktuar që ata të ngadalësohen. "Ajo maskë duket sikur rrathët ku gjuhet në shenjë", thotë profesori Miles Padgett. I nxhinierët në Gjermani kanë bërë hapat e parë kah ndërtimi i një transportuesi të njerëzve, të tillë sikur që shihet në "Star Trek".E quajtur "Scotty", në bazë të inxhinierit kryesor, kjo makineri përmban dy njësi - një për dërgim, e një për marrje. Objekti që duhet të transportohet së pari vendoset në njësinë dërguese, ku shpërbëhet dhe skanohet nga kompjuteri. Më pas, diagramet skematike të objektit dërgohen me internet në njësinë marrëse, e cila përdor një printer tredimensional për ta rikrijuar objektin në një lokacion të ri, i cili mund të gjendet kudo në botë. Edhe pse, në aspektin teknik, kjo makineri është më shumë kopjues, sesa transportues, pajisja në fjalë ia del që ta riprodhojë objektin në kuadër të limitacioneve të tashme të teknologjisë 3D. Një fotografi e re e bërë në Mars, të cilën e ka publikuar NASA, ka ngjallur polemikë në mesin e mbështetësve të teorive të konspiracionit, të cilët thonë se njeriu tanimë mund të ketë shkelur në Planetin e kuq, sikur që quhet ndryshe Marsi. Fotografia e bërë nga kamera e roverit "Curiosity"-s tregon siluetën e roverit dhe të diçkaje tjetër, të ngjashme me një figurë njeriu, me rroba të astronautëve. Hija duket sikur sondën të ishte duke e rregulluar ndonjë njeri. Derisa ka të tillë që thonë se kjo është dëshmi e pamohueshme se njerëzit, apo ndonjë krijesë tjetër, e ngjashme me njeriun, tanimë gjendet në Mars, të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për atë që roveri "Curiosity" as që është larguar nga Toka ndonjëherë.

NASA ende nuk është deklaruar në lidhje me këto thashetheme, e ju vlerësojeni vetë se a janë të arsyetuara thashethemet e tilla. Shkencëtarët ndërtojnë një "teleporter" real Tërë misteri i Teotihuakanit

NJERIU NË MARS, APO MASHTRIM OPTIK?

Arrihet të ngadalësohet shpejtësia e dritës Teotihuakan ishte një vend i madh urban. Ai mbulonte rreth 20 kilometra katrorë dhe, me gjasë, aty jetonin rreth 100,000 njerëz, ku shumë prej tyre jetonin në struktura të ngjashme me apartamentet e sotme Platformat e ngritura të Piramidës së Hënës, me gjasë përdoreshin për rituale, të cilat mund të kryheshin në prani të njerëzve të mbledhur poshtë në tokë. Varrezat që shoqërojnë këtë strukturë përmbajnë mbetje të sakrifikimeve, si njerëzore, po ashtu edhe të kafshëve Piramida e Hënës Në pjesën veriore të avenysë gjendet Piramida e Hënës, edhe ky emërtim actek. Kërkimet e bëra tash vonë bëjnë me dije se ajo ishte ndërtuar në periudha midis vitit 1 dhe vitit 350 të erës së re. Ajo piramidë filloi si një platformë e vogël dhe, më pas, u bë një piramidë e gjatë 46 metra, me një bazë me dimensione 168 me 149 metra. Platformat e saj të ngritura me gjasë përdoreshin për rituale, të cilat mund të kryheshin në prani të njerëzve të mbledhur poshtë në tokë. Varrezat që shoqërojnë këtë strukturë përmbajnë mbetje të sakrifikimeve, si njerëzore, po ashtu edhe të kafshëve. Piramida e Diellit Më pak se gjysmë miljeje në veri të Piramidës së Hënës, gjendet Piramida e Diellit. Me një lartësi prej më shumë se 63 metrash dhe me një bazë me dimensione prej më shumë se 225 metrash në të gjitha anët, kjo piramidë është njëra ndër strukturat më të mëdha të krijuara në Botën e re para-Columbiane. Mendohet se kjo piramidë kishte përfunduar së ndërtuari rreth vitit 200 të erës së re.Në vitin 1971, një ekip arkeologësh zbuloi një tunel nën piramidë, me hyrjen e lokalizuar afër Avenysë të së vdekurve. Me gjasë, shpella ku çonte tuneli, përdorej për ndonjë ritual të atëhershëm.


(Kosova Sot Online)