Dëshmitë nga jeta reale rreth ekzistimit të udhëtimit në kohë

  • 12 December 2019 - 15:07
Dëshmitë nga jeta reale rreth ekzistimit të udhëtimit në kohë

1. Celulari në filmin e Charlie Chaplin-it të vitit 1928

Në edicionin special të DVD-së rreth filmit të komikut të madh Charlie Chaplin, "The Circus", është ofruar edhe një pamje rreth premierës së këtij filmi në kinemanë "Chinese Theatre" në vitin 1928, ku shihet një person që duket sikur flet në celular. Kjo është njëra ndër dëshmitë që shumë njerëz i ka bindur rreth ekzistimit të udhëtimit në kohë, meqë në vitin 1928 nuk kishte celularë.

2. Viktima nga shekulli XIX

Në mes të qershorit të vitit 1950, një njeri në të tridhjetat e tij, i quajtur Rudolph Fentz, me rroba nga shekulli XIX, ishte goditur nga një veturë dhe ishte vrarë në Sheshin "Time" të qytetit të Nju-Jorkut. Hetimet pasuese të policisë zbuluan se ky njeri ishte zhdukur pa gjurmë në vitin 1876, në moshën 29-vjeçare. Në xhepat e tij janë gjetur këto gjësende: • një zheton bakri për birrë; • fatura për ndreqjen e karrocës dhe përkujdesje ndaj kalit; • një letër nga viti 1876; • 70 dollarë dhe karta të biznesit. Që të gjitha këto gjësende edhe pse ishin të vjetra për nga "mosha", në pamje ishin fringo të reja, gjë që d.m.th. se personi në fjalë kishte udhëtuar nga viti 1876 drejt në vitin 1950.

3. Eksperimenti i Filadelfias në vitin 1943

Eksperimenti i Filadelfias është një eksperiment ushtarak detar, për të cilin thuhet se ishte bërë nga Marina e SHBA-së në Filadelfia të Pensilvanisë, rreth 28 tetorit të vitit 1943. Qëllimi ishte që anija luftarake amerikane "USS Eldridge" të bëhej e padukshme (e padetektueshme) për pajisjet e armikut dhe të teleportohej nga Pensilvania, në Virxhinia. Ka pohime që thonë se anija ushtarake u kthye në të kaluarën për rreth 10 sekonda. Por, gojëdhënat popullore thonë se kjo kohë ishte shumë më e gjatë. 

4. Dëshmitë nga një varr kinez

Në dhjetor të vitit 2008 arkeologët kinezë thuhet se kishin hapur një varr të vjetër 400- vjeçar, ku prehej personi me emrin Si Qing. Derisa e largonin dheun rreth arkivolit, ata u habitën kur gjetën një copë metali, në formë të orës, me akrepat e ndalur në orën 10:06. Në pjesën e pasme të orës ishte shkruar "Swiss". Dihet se 400 vjet më parë nuk ekzistonin orët e tilla të prodhuara në Zvicër. 


(Kosova Sot Online)