Një fantazmë e rrëzon përtokë një grua në Santiago

  • 14 December 2019 - 08:58
Një fantazmë e rrëzon përtokë një grua në Santiago

T ridhjetekatërvjeçarja Cecilia Carrasco ishte rrëzuar në mënyrë të çuditshme. Ndonëse ajo kishte raportuar për një gjë të tillë, askush nuk i kishte besuar, derisa ishin shikuar incizimet nga kamerat e sigurisë, në të cilat mund të shihet një Cecilia teksa qëndron ulur pranë tavolinës së saj dhe për një moment, një forcë e pashpjegueshme, e rrëzon atë përtokë.

Kur ishte pyetur për incidentin, ajo kishte thënë se kishte ndjerë dy duar që e kishin shtyrë dhe kishte shtuar që nuk mund ta besonte që krijesa që e kishte shtyrë nuk ishte kapur nga kamerat. "Kam qenë duke punuar pranë tavolinës sime kur për një moment kam ndjerë që dikush më ka shtyrë. Mirëpo, pasi që kam shikuar lart, nuk kam parë asnjë njeri pranë meje. Nuk di si ta shpjegojë këtë ndjenjë të çuditshme", ka thënë mes të tjerash Cecilia.

(Kosova Sot Online)