Fotografohet "Goja e bishës"

  • 15 dhjetor 2019 - 08:03
Fotografohet

Teleskopi tepër i madh i ESO-s ka bërë një foto marramendëse të një sfere të largët të kometës. Përkundër emrit të tyre, sferat e kometave në fakt nuk kanë asgjë të bëjnë me kometat, por në fakt janë mjegullnaja të vogla të gazit dhe pluhurit, rreth të cilave astronomët ende nuk dinë shumë dhe janë duke u përpjekur që të mësojnë.

Pamjet e reja tregojnë "gojën" e një "bishe" (mjegullnaje), të quajtur CG4, e cila ka një diametër të gjatë 1.5 vite të dritës, bashkë me një bisht të gjatë 8 vjet të dritës.  

Teleskopi që e ka bërë këtë fotografi gjendet në shkretëtirën Atakama të Kilit. Edhe pse nuk dihet shumëçka rreth origjinës së këtyre nebulave, mendohet se "goja" e tyre vjen si rezultat e afrisë së yjeve të mëdha, të cilët ushtrojnë një fuqi të madhe tërheqëse.

(Kosova Sot Online)