Sinjalet misterioze, të dërguara nga alienët?

  • 17 December 2019 - 09:07
Sinjalet misterioze, të dërguara nga alienët?

Sinjalet e çuditshme zgjatën vetëm disa milisekonda dhe erdhën nga asgjëkund. Sinjalet më të reja, të regjistruara në Australi, përfshinin një zhurmë si të shpërthimit të dyfishtë. Pesë sinjale misterioze, që vinin jashtë Kashtës së Kumtrit, mund të jenë dërguar, në fakt, nga ndonjë civilizim alienësh. Të paktën, kjo është njëra nga teoritë të cilën janë duke e përdorë astronomët për ta shpjeguar paraqitjen e një serie të re të "shpërthimeve të shpejta të radiovalëve".

Deri më tani, vetëm 11 pulse të tilla radiofonike janë regjistruar në botë. Emily Petroff nga Universiteti "Swinburne", e cila ndihmoi në regjistrimin e këtyre impulseve, thotë se ato paraqesin një zbulim të madh. Ja si shprehet ajo: 'Nuk e kemi idenë se çka është duke ndodhur, por e dimë pa dyshim se është një gjë e madhe". Shpërthimet e shpejta radiofonike, apo shkurt FRB, janë emetime radiofonike të cilat paraqiten rrallë, gjë që i bën vështirë të studiueshme.

(Kosova Sot Online)