Paraqitja e kryecjapit

  • 17 December 2019 - 09:18
Paraqitja e kryecjapit

Me gjasë asnjëherë deri më tani nuk keni dëgjuar për këtë krijesë, të cilën e quajtëm Kryecjap (anglisht Goatman, apo përbindëshi Pope Lick), por kohëve të fundit një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve raportojnë ta kenë parë këtë krijesë të frikshme. Gjysmë njeri-gjysmë dhi, apo cjap, kjo krijesë është njëra ndër përbindëshit më të frikshëm për të cilët kemi dëgjuar ndonjëherë. Kjo është një krijesë sipas të cilës lirisht mund të bëhet ndonjë film i tmerrit.

Kjo krijesë është vërejtur në pjesë të ndryshme të SHBA-së, si në Teksas, Kentaki, Viskonsin, etj. Paramendojeni një krijesë të madhe humanoide, me këmbë si të dhisë, me lëkurë si alabastër dhe me sy të mëdhenj, për të mos përmendur aty brinjët frikësues të tij. Në fakt, tanimë është bërë një film i shkurtër rreth kësaj krijese, me titullin "Weirdo".

(Kosova Sot Online)