E pabesueshme, mbin fara e kungullit 800 vjet e vjetër

  • 18 December 2019 - 13:33
E pabesueshme, mbin fara e kungullit 800 vjet e vjetër

Studentët e universitetit kanadez në Vinipeg kanë mbjellë fara të vjetra 800 vjet dhe ia kanë dalë të rrisin një lloj kungulli, që kaherë është konsideruar i zhdukur. Farat ishin gjetur që në vitin 2008 në një qyp të argjilës në rezervatin indian Menomini, në veri të shtetit amerikan Viskonsin.

Farat kanë mbirë dhe kanë dhënë fryte të shumta, gjë që është dëshmi se tërë ato qindra vite të kaluara nuk kanë dëmtuar aspak kualitetin e tyre. Kungulli i madh, me ngjyrë të theksuar të portokalltë është quajtur "Gete-okosomin", gjë që në gjuhën e indianëve lokalë dmth "kungull i vjetër, i mrekullueshëm". Farat e para, të mbjella në vitin 2013, kanë dhënë rezultate impresive: kungulli më i madh ka arritur gjatësinë deri në gati 1 metër dhe ishte i rëndë tetë kilogramë.

(Kosova Sot Online)