Edhe Romuli ishte rrëmbyer nga alienët?!

  • 19 December 2019 - 10:22
Edhe Romuli ishte rrëmbyer nga alienët?!

Romuli, themeluesi i Romës antike, thuhet të jetë zhdukur një ditë, derisa qielli ishte mbuluar nga një errësirë e fortë, e shoqëruar me vetëtima. Legjenda thotë se atë e morën "perënditë", por nëse këtë e analizojmë në bazë të asaj që dihet tani, del se ai mund të jetë rrëmbyer nga vetë alienët.

Çka nëse perënditë e lashta greke dhe romake (por edhe të tjerat) të ishin vetëm alienë, vizitues nga botët e tjera? Përndryshe, legjenda thotë se, në vitin 753 para erës së re, binjakët Romuli dhe Remi, të bijtë e perëndisë së luftës, Mars, themeluan qytetin e madhërishëm të Romës. Pasi që vrau vëllanë e vet, Remin, Romuli u bë sunduesi i parë i qytetit, duke e sunduar atë për 39 vjet.

(Kosova Sot Online)