A luftuan nazistët edhe me marsianë?

  • 20 December 2019 - 09:40
A luftuan nazistët edhe me marsianë?

Gjatë intervistës së tij të fundit, informatori Corey Goode flet rreth tentimeve të programit sekret hapësinor gjerman, që të themelonte baza në Mars, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ai thotë se gjatë këtyre përpjekjeve, gjermanët kishin bërë beteja të ashpra me banorët autoktonë të Marsit, të cilët jetonin në regjionet nëntokësore të këtij planeti.

Goode thotë se, gjatë fillimit të viteve 1940, derisa Lufta e Dytë Botërore thuajse sapo kishte filluar, shoqëritë sekrete gjermane - "Thule", "Vril" dhe "Dielli i Zi" - kishin themeluar me sukses një bazë në Mars. Gjermanët ishin në gjendje që të shkonin nga Hëna në Mars për vetëm disa orë. Goode thotë se programet sekrete hapësinore tani e kanë shkurtuar këtë udhëtim vetëm në disa minuta.

(Kosova Sot Online)