NASA fotografon një objekt të largët në sistemin diellor

  • 21 December 2019 - 10:01
NASA fotografon një objekt të largët në sistemin diellor

A gjencia hapësinore NASA ka vazhduar ta befasojë publikun e gjerë me ato që edhe vetë po i konsideron zbulime të çuditshme. Së fundmi agjencia ka publikuar fotografitë e një objekti, më i largëti deri tani, në Rripin Kuiper - që është regjion i sistemit diellor, përtej Neptunit, që besohet të gjendet rreth 5.3 miliardë kilometra larg diellit.

Shkencëtarët thonë që objekti në fjalë është 150 kilometra i gjerë. Në kohën e realizimit të pamjeve të këtij objekti, që ka marrë emrin '1994 JR1', ka qenë 5.3 miliardë kilometra larg diellit dhe vetëm 280 milionë kilometra larg Horizonteve të Reja. Kjo është një tjetër e arritur e NASA-së, që më herët gjatë këtij viti ka bërë një ekspeditë të pazakontë, duke e fotografuar Plutonin nga një afërsi relativisht e vogël.

(Kosova Sot Online)