Format gjeometrike në Lindjen e Mesme janë mbi 8500 vjet të vjetra

  • 22 December 2019 - 08:46
Format gjeometrike në Lindjen e Mesme janë mbi 8500 vjet të vjetra

Disa nga format misterioze gjeometrike në shkretëtirat e Lindjes së Mesme janë mbi 8500 vjet të vjetra dhe janë zbuluar së fundmi nga hulumtuesit.

Format enigmatike, që për herë të parë ishin zbuluar gjatë Luftës së Parë Botërore, janë nga më të ndryshmet dhe kryesisht mund të gjenden në regjionin e Arabisë, duke filluar nga Siria deri në Jemen.

Tani hulumtuesit pretendojnë të kenë gjetur disa forma gjeometrike, që janë më të vjetra sesa Vijat e famshme 'Nazca', që gjenden në Peru dhe besohet të kenë rëndësi astronomike.

Në fakt, edhe format që janë gjetur së fundmi në Lindjen e Mesme besohet të kenë rëndësi të njëjtë astronomike dhe hulumtuesit pretendojnë që forma kaq të sofistikuara, që janë punuar më shumë se 8500 vjet më herët, nuk janë parë deri më tani.

(Kosova Sot Online)